IKMT mësyn në Dhërmi, dy ditë pasi Fredi Beleri u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit përballë Jorgo Goros për bashkinë e Himarës.
Sipas informacioneve IKMT ka rrethuar hotelin e Fjorentin Belit, i cili ishte numërues në kutin e fundit të fshatit Kudhës që i dha fitoren Fredi Belerit.
Beli ka qenë anëtar i grupit që numëroi kutinë e fshatit Kudhës ku edhe Beleri doli në avantazh, duke përmbysur Goron dhe rrëmbyer fitoren me 19 vota më shumë.
Punonjës të IKMT dhe efektivë të policisë po qëndrojnë prej disa minutash te hoteli i Belit. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave, proces i cili ende vijon.