Një situatë e paprecedent është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku Halit Valteri ka “shpërthyer” në ofendime dhe kërcënime ndaj analistit Enton Abilekaj.
Shkak u bë deklarata e Abilekajt se Erion Veliajt është braktisur nga Edi Rama dhe socialistët e tjerë, gjë që u mohua nga Valteri, i cili e kaloi situatën në banalitet me fyerje dhe kërcënime.
“Të palloj në dru, të kap me shpulla, debil, hajvan, ordiner”, ishin disa prej ofendimeve dhe kërcënimeve që Halit Valteri lëshoi ndaj Abilekajt.
Kujtojmë se Halit Valteri është futur në Kuvend si deputet, pas djegies së mandateve nga ana e PD-së, por pas përfundimit të mandatit, kaloi në krah të socialistëve dhe aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak, ku shpesh konsiderohet edhe si një “zar” i Erion Veliajt.