Hapja e tunelit të Llogarasë dy ditë më parë, ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin jugun e Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Që prej orës 7 të mëgjesit, si pasojë e keqmenaxhimit janë krijuar radhë kilometrike me makina në hyrje-daljet e tunelit të Llogarasë.
Të “gënjyer” nga propaganda e dyshes Rama-Balluku, qytetarët janë nisur për të kaluar ditën e diel në jug të vendit por aty janë përballur me vështirësi duke “ngecur” në trafik të rënduar.
Ndryshe nga sa u tha se tuneli i Llogarasë do të lehtësonte trafikun, në këtë zonë po ndodh e kundërta pasi pushuesit duhet të kalojnë orë të gjata stresuese për të mbërritur në destinacion.
Tuneli i Llogarasë jo vetëm që nuk shkurtoi kohën e udhëtimit nga Tirana drejt plazheve të jugut por vazhdon të krijojë radhë të gjata trafiku.