Haradinaj për buxhetin e mbrojtjes: Duhet të jetë së paku 4% e GDP-së, e jo 1.7% si e Qeverisë në largim

0

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se buxheti i mbrojtjes duhet të jetë së paku 4% e produktit të brendshëm bruto (GDP) dhe jo 1.7% siç e projektoi Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendsosjes.

Postimi i Haradinajt:

Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme por të domosdoshme.

As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.

Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s.

Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi ynë në NATO, mbetet synimi ynë strategjik.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu