Burime pranë qeverisë bëjnë me dije për mediat se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të paraqesë dorëheqjen, pas nisjes së hetimeve ndaj saj nga SPAK për procedurat e tenderave.
Sipas burimeve, përplasja mes Ramës dhe Ballukut ka ndodhur në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku kreu i ekzekutivit i ka bërë të qartë ministres se situata e saj e vështirë ligjore po dëmton imazhin e kabinetit.
I njëjti burim bën me dije se Balluku i është përgjigjur Ramës me tone të forta, duke i thënë:
“Unë nuk jam Erion Veliaj dhe nuk bëj lëvizje të tilla”.
Pas kësaj, Rama thuhet se është kundërpërgjigjur shkurt:
“Këtë gjë do ta shohim”.
Belinda Balluku ndodhet prej disa ditësh nën hetim nga SPAK për veprat penale që lidhen me shkelje të procedurave të tenderave publikë, konkretisht për tenderin e supervizionit të tunelit të Llogarasë dhe për ndryshimet e dyshuara të qëllimshme në fazën e parakualifikimit.
Hetimet, sipas burimeve, pritet të zgjerojnë rrethin e personave të përfshirë në këtë aferë.
Hetimet e SPAK, Edi Rama i kërkon dorëheqjen, Belinda Balluku: Nuk jam Erioni unë
Promoted Content








