Hijenat e Qeverisë, të Foltorës dhe të PL -së

0
Shkruan Zef Ndreka
Hijena janë shumë në Shqipëri. Të shpërndarë në të gjitha krahët, majtas e djathtas.
Tashmë njihen me emra e mbiemra. Më kot veshin lëkurën e qëngjit, kur në fakt janë ujqër.
Pangopësitë e tyre janë lukuni më vete për çdo njërin. Janë të shpallur non grata nga Amerikanët dhe Britania e Madhe si Berisha me miqt e tij, janë të kapur në vjedhje pas vjedhjesh, si Meta e Rama me bashkëpunëtorët e tyre.
Këto janë simbiozat e elitës së sotme politike të foltorës, të partisë së Lirisë, të qeverisë dhe të krimit të organizuar.
Këto hijena e kanë shqyer e bërë capash këtë vënd.
Dhe po e rrënojnë po ashtu shoqërinë shqiptare. Po rrënojnë shtetin, ekonominë e vëndit, dhe më kryesorja të ardhmën dhe shpresën për jetë normale .
Asnjë shërbim e asnjë shpresë nuk sheh realisht rinia në këtë vënd.
Konçensionet disa vjeçare, PPP-të, e kanë shkatërruar ardhmërinë e vëndit.
Gjithashtu edhe dhënia e aseteve publike si benefice politike militantëve të partive, miqve, kushërinjëve.
Në këto kushte, Shqipërisë i vjen në ndihmë Projekt Ligji Amerikan i dy partive, PD dhe PR.
Ky projekt ligj dy partiak, është një nga veprimet politiko-juridike më të rëndësishme të SHBA-ve, për sigurinë dhe garancinë europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor!
Është detyrë parësore e politikës shqiptare, t’a analizojë mirë këtë angazhim amerikan.
Duke e zbërthyer dhe aplikuar mirë, pasi është një përpjekje shumë e fortë, e gjithanshme amerikane për të zhdukur mafien dhe pengmarrësit e vëndit. Është gjithashtu një barrikadë , një mur dhe stopim i fortë për Rusinë dhe mbështetësve të saj. Kështu , Rusisë i vihet kufiri tek thana!
Me këtë angazhim të qartë amerikan , e shikoj të rrëzuar qeverinë Rama 3 .
PD , duhet të jetë sa më e bashkuar dhe e qartë të marrë përsipër detyra konkrete në një qeveri tranzicioni , apo teknike .
Projekt ligji i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor konsiston në:
1- Investime direkte amerikane.
2 – Fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta politike.
3- Kordinim me partnerët europian: BE dhe Mbretërinë e Bashkuar në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këto , do të mund të realizohen vetëm përmes
Qeverisë së tranzicionit ose Qeverisë teknike , deri në fund të këtij viti për të kryer :
a . Reformën zgjedhore.
b . Reformën territoriale.
c . Luftë kundër krimit të organizuar.
d . Negociata me Bashkimin Europian.
Pra, muajt në vazhdim të këtij viti, falë ndihmës dhe diplomacisë amerikane, britanike dhe europiane, do të rrisin nivelin e demokracisë, që të zhduket varfëria, të mos kemi më institucione të kapura dhe të kemi një shtet të drejtë e të standartit europian.
Skandalet që kanë bërë hijenat e politikës, dëmet që i kanë shkaktuar shqiptarëve dhe vëndit, i përgjigjet dhe i shkallmon ndërhyrja amerikane, Projekt Ligji i ri.
Krahas shkatërrimit të mafies ekonomike e politike, në Shqipëri shumë shpejt do të lëvizin reformat dhe do të vihen në lëvizje mekanizmat dhe ingranazhet e ndryshkura demokratike në vënd.
Kështu, Shqipëria në mënyrën më të pa shmangshme do të ingranohet menjëherë në BE.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu