Historiograafia shqiptare, kontributi i autorëve të hapësirës shkodrane

0

Shkruan Zenepe Dibra

Është shkencë që trajton rrjedhën e njerëzimit apo jetën e një populli a veprimtarinë e një personaliteti historik. Historiografia shqiptare është ndër më të vjetrat e Europës Juglindore. Që nga fillimet e historiografisë shqiptare deri në prag të Luftës II botërore, studiuesit e hapësirës shkodrane mbajten peshën kryesore dhe dhanë kontributin kryesor në gjithë literaturën historike shqiptare.
*Kjo historiografi fillon që në shek.XV me Anonimi Tivaras, autori i një vepre (e cila është vënë në dyshim) kushtuar historisë së Skenderbeut, botuar në Venedik më 1480.
*Dy pena erudite Martin Segoni (?-1485) dhe Marin Biçikemi (1468-1526), të dy humanistë të fundit të shek. XV dhe fillimit të shek. XVI, me veprat e tyre na dhanë vlerësime panegjerike sesa kroniken e ndeshjes së madhe shqiptaro-osmane të shek.XV.
*Vendin e nderit në H.SH. e hershme shqiptare e zë bashkëkohëtari i tyre, shkodrani Marin Barleti (rreth 1460-1512/13) me dy veprat monumentale, nga të cilat njëra (botuar më 1504), trajton rrethimin e Shkodrës nga ushtritë osmane më 1478, kurse tjetra (botuar midis v. 1508-1510 në Romë) trajton jetën dhe veprat e Skenderbeut.
*Rrethi i historianëve shqiptarë, shtohet me dy bashkëatdhetarë të tjerë të Barletit, ku përveç Gjon Muzakës (jo shkodrane) bashkëkohëtar i Skenderbeut dallohet Dhimitër Frangu (1443-1525) nga Drishti, bashkëkohëtar i Skenderbeut, që bën veprën, kushtuar Skenderbeut e cila botohet mbas vdekjes së tij më 1539.
*Pal Pjetër Engjëlli (-1573) botoi në italisht në Venedik, më 1539, pa e nënshkruar, një shkurtore, mbetur dorëshkrim, të historisë së Skënderbeut prej Dhimitër Frangut, shkruar latinisht përpara v. 1525, kur autori vdiq. Veprës i bëri disa ndryshime, duke mbajtur një qëndrim më të hapur kritik kundër politikës së Venedikut ndaj Shqipërisë. Me këto autorë merr fund H.Sh. mesjetare me karakter tregimtar dhe panegjerik.
*Mbas 100 viteve, prelati shqiptar nga Kallmeti i Zadrimës, Frang Bardhi (1606-1643) boton në Venedik, më 1636, një traktat latinisht mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeu, duke bërë përpjekjen e parë studimore për të provuar më burime dokumentare shqiptarësinë e Skendërbeut.
*H.Sh. (deri atëherë e trajtuar latinisht dhe italisht) fillon të rilindë në çerekun e fundit të shek. XIX, gjatë Rilindjes kombëtare. Sproven e parë e bën shkodrani Pashko Vasa (1825-1892) me traktatin e vet historiko-politik “E vërteta mbi Shqiprinë dhe shqiptarët”, botuar më 1879, që konsiderohet si vepra e parë historike e rilindasve.
*Serinë e teksteve shqipe, si tekstet e para të historiografisë e fillon Stefë Curani (1865-1941) më librin “Të ndollunat e Shqypnis” botuar me pseudonimin “Nje gegë që don vendin e vet” (1898), e cila është kryesisht një përshtataje e mbështetur në ligjëratat e L. Taloçit., por që është e para histori e Shqipërisë, që nga lashtësia deri në kohën e re e botuar në gjuhën shqipe.
*Në fillim të shek. XX, Dom Ndoc Nikaj (1864-1951) boton në Bruksel “Historia e Shqypnis” të cilën e riboton të rishikuar në Shkodër më 1917. Edhe në revistat e kohës, si “Hylli i dritës”, “Leka” që janë botuar në Shkodër deri më 1944, shumë dokumenta të rëndësishëm te botuar per për historinë mesjetare dhe moderne të Shqipërisë.
*Imzot Luigj Bumçi (1872-1945) botoi në Shkodër “Shqyptarët dhe të drejtat e tyre”, vepër që frymëzohet nga veprimtaria e tij atdhetare diplomatike e zhvilluar në Paris 1919, si pjesatar i delegacionit të Konferencës së paqes.
*At Marin Sirdani (1887-1962) në v. 1926 boton në Shkodër “Skenderbeu permes gojëdhanash”, marrë shkas nga gojëdhanat për Skenderbeun.
*Kontribut në historiografinë shqiptare është kumtesa e At Ambroz Marlaskaj (1884-1939) (e mbajtur në Ahen të Gjermanisë më 1928 mbi historinë e vendit tonë, vepër e mbetur në dorëshkrim e permbledhur në 64 faqe.
*Në v. 1928 studjuesi shkodran Hamdi Bushati (1896-1983) punoi për historinë e Bushatlinjëve, e cila është botuar në v. 2003, shoqëruar me një pjesë suplementare nga Nexhmi Bushati.
*At Athanas Gegaj) (1904-1988) u mor me historiografinë shqiptare dhe shkroi një monografi shkencore mbi Gjergj Katriotin Skenderbeun, që është botuar nga Eurolindja në Tiranë më 2005 dhe e përsëritur në Tuz më 2003. Ky autor i dha Skenderbeut vendin e duhur si aleat dhe (jo siç cilësohej nga ndonjë autor i huaj), vasal i Mbretit të Napoli.
*Mbas viteve 1944, ngrihen “Instituti i shkencave” (1947), “Instituti i historisë dhe gjuhësisë” (1955), “Akademia e shkencave”, “Instituti i historisë” dhe “Instituti i arkeologjisë” që meren direkt me historinë, ku kontributi i shumë shkodranëve të atashuar atje është i konsiderueshëm, si Gazmend Shpuza, Selim Shpuza, Injac Zamputi, Zija Shkodra, Rrok Zojzi, Jusuf Alibali, etj. Ato me botimet e tyre, pjesëmarrjen në konferenca shkencore, me argumentët më të reja shkencore kanë sjellur kontribute në zhvillimin e historiografisë shqiptare. Një punë të frutshme ka bërë Injac Zamputi (1910-1998) me botimin (në origjinal dhe në përkthimin në shqip) të dokumentave të nxjerra nga arkivat mesjetare italiane (nga arkivat shtetërore dhe nga fondet e Vatikanit), të cilat zëjnë shtatë vëllime.
*Argeologët e shquar shkodranë si Smajl Anamali, Bep Jubani, Frano Prendi, Gëzim Hoxha, Bashkim Lahi, etj. me zbulimet e tyre i dhanë zgjidhje shumë problemeve të historisë së hershme.
*Jup Kastrati, ka dhënë një kontribut të madh me studimet e tij për personalitetet historike, shkencore dhe kulturore të Shkodrës, për rëndësinë e antikitetit të Shkodrës me rrethina, për institucionet kulturore dhe shkencore të saj, për arkivat dhe fondet e veçanta, për jetën e këtij qyteti, etj.
* Kontribute në drejtim të qartësimit të shumë ngjarjeve historike jo vetëm të Shkodrës por edhe të Shqipërisë kanë dhënë edhe pedagogët historianë të Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër e më vonë të Universitetit “Luigj Gurakuqi’ të katedrës Historisë, si: Romeo Gurakuqi, Bajram Xhafa, Paulina Hoti, Pranvera Dibra etj.
*Romeo Gurakuqi në librin “Shqipëria, 1911 – 1914”, përshkruan historinë politike e sociale në Shqipëri dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
* Në hartimin e “Historisë së popullit shqiptar”, botim i Institutit të Historisë i v. 2002 , kontributi i historianëve shkodranë ka qënë i konsiderueshëm, si S.Anamali, F.Prendi, G.Shpuza, Xh. Gjeçovi etj.
*Mbas v. 1990 janë botuar dhe ribotuar vepra historiografike të autorëve shkodranë, të ndaluar më pare, si Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Benardin Palaj, Dom lazer Shantoja, etj.
*Kol Kamsi shkroi një varg artikujsh për Arbëreshët e Italisë, që janë përmbledhur në vëllimin “Shqiptarët e Italisë” (2008), ku jep një përshkrim të shqipatrëve të Kalabrisë dhe Siçilisë.
*Në diasporë historianët shkodranë kanë dhënë kontribut për historiografinë shqiptare e në mënyrë të veçantë për atë kosovare.
* Kontributi i Ernest Koliqit me revisten e tij “Shejzat” ku ka shume artikuj shkencore historike” te shume shqiptareve te diaspores, asht i pazevendesueshem
*Sami Repishti (1925-) autor dhe bashkautor i më shumë se dhjetë veprave me karakter historik, kryesisht për problemin e Shqipërisë Lindore, në mes të tjerave ka botuar “Studime për Kosovën” (1984), me bashkautor Arshi Pipën; “Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe Gjuhës e letërsisë shqipe”(1988), “Ten memoranda-The plight of the Albanians in Yugosllavia”, 1988-(“Dhjetë memorandume –Situata e vështirë e shqiptarëve në Jugosllavi”) etj.
* Safet Sofia Juka (1921-2005), një nga veprimtaret e shquara të çështjes kombëtare e cila ndërkombëtarizoi problemin e Kosovës, nepërmjet botimeve, kumtesave në simpoziume dhe konferencave, ka botuar në v. 1984. “Kosova – The Albanians in Yugoslavia in light of Historical Documents”. (Kosova në Jugosllavi në dritën e dokumentave historikë).
Keto jane vetem disa kontribute nga me te rendesishmet te shkodraneve ne historiografine shqiptare qe edhe Fjalori i Ri Enciklopedik Shqiptar i viteve 2008-2009 nuk i ka theksuar sa duhet keto merita te jashtezakonshme te tyre. Por pa pretenduar se jane ezauruar te gjithe, mendoj qe edhe te tjere qofte edhe me nje artikull shkencor qe ka sqaruar momente te errta te historise asht kontribut dhe meriton vemendje dhe vleresim . Dhe une personalisht kam vetem qellim qe te nxjerr sa me ne pah cdo gja pozitive, dhe me rendesi qe kane bere shkodranet per kombin. Kushdo asht i mirepritur ta kompletoje kete vleresim qe te bajme sa ma te pasur rolin e studjuesve shkodrane ne historine tone kombetare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu