Humbës , janë vetëm demokratët

0
Shkruan Zef Ndreka
Përse nuk është i interesuar Berisha të bashkëpunojë me PD-në?!
A ka çfarë të humbasë apo i mjafton vetëm të mbajë “kështjellën” e Foltorës dhe Ilir Metën?!
Përse nuk i intereson atij fitorja e demokratëve dhe për më tepër Brindisi i Edvin Kristaq Ramës në pushtet?!
Si do reagojnë më pas protestuesit e sotëm që do kthehen sërish të zhgënjyer se nuk e morën Kryeministrinë dhe nuk e rrëzuan Ramën?!
Këto janë pyetje të thjeshta, por thelbësore për elektoratin e veçanërisht për demokratët, të cilët janë të vetmit e të vetëdijshëm se do humbasin.
Dora e zgjatur e PD-së për bashkëpunim në zgjedhjet e afërta vëndore e refuzuar prerazi nga Berisha nuk është e pa pritur. Pritej të ndodhte.
Megjithatë, ngjarjet që do ndodhin në politikë, deri në muajin maj kur do bëhen zgjedhjet do të jetë e mjaftueshme për reflektim.
Gjithashtu, nëse do shkojmë kështu të përçarë në zgjedhje , përgjegjësia do të ketë një dhe vetëm një emër: Berisha!
Nuk do mund ta faturojë humbjen. Nuk do mund t’ia lërë dopio gjashtën në dorë të asnjë force politike që aludon nga ky moment.
Opozita e përçarë është e destinuar përfundimisht të humbasë zgjedhjet e shitura për të mbajtur statusquonë dhe peng politikën shqiptare.
Humba që do të pësojë opozita nuk do jetë fundi i botës por një mësim i ri për demokratët dhe shqiptarët.
Symbyllur nuk arrinë askund, vetëm rrëzohesh! Mendjembyllur nuk e gjen zgjidhjen e duhur për fitore, përkundrazi!
Ndaj, është koha e duhur gjithkush të hapë mirë sytë e të mendojë me mendjen e vet pa u hipnotizuar nga “legjendat”: cila është e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre në këtë vënd?! Apo të mbajmë gjithherë ngrehur “armët” për luftën përsonale e familjare të liderve te korruptuar e kriminel të këtij vëndi?! E akoma më keq, të mendojmë vetëm për të larguar fëmijët tanë dhe rininë e këtij vëndi për të ushqyer me gjak të ri vëndet e perëndimit?!
Përse të mos mendojmë një herë të largojmë këtë klasë të kalbur politike e ta gëzojnë vëndin qytetarët e Shqipërisë, të lirë , të pa vjedhur , ashtu si çdo vënd tjetër europian?!
E duam Shqipërinë europiane, por nuk arrihet me komunistë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu