Sali Berisha ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve për herë të dytë në Rrogozhinë. “U mbyll me Rogozhinën në mënyrën më kriminale sepse mandatin të cilit ja dhanë qytetarët e Rrogizhinën kandidatit të BF, ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi, rezultati ishte mbyllur nga qendra e paligjshme në burgun e Rrogozhinës, e cila ishte e përjashtuar nga gara elektorale. Shkelmuan, në mënyrë të padenjë, antiligjore votën e qytetarëve të Rrogozhinës. Unë ju them këtu se, u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2014. Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetareve, biznesmenëve, zgjedhësve të Rrogozhinës. Terror i të gjitha formave. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura, fletëvotime të përgatitura paraprakisht. Votime në grupe, familjare, të gjitha provat e shëmtuara. Gjitha kjo farsë u drejtua nga Veliaj, i cili në përfundim të saj, pranoi se shqiptarët na duan. Pranoi se fituam. Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, skandalet seksuale, arratisjes së shekullit, pas shpërthimit të ri të gjirizeve të aferës së tmerrshme korruptive, të mendosh se shtohen votat do të thotë të jesh me koeficient intelektual afër zeros.”- thotë Berisha.
Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha: Terror i paparë ndaj qytetarëve
Promoted Content