Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë.
Ndaj saj është caktuar “detyrim paraqitje”, por Kryemadhi e kundërshton masën e vendosur.
Ankesa e saj është dërguar me postë që të shtunën, ndërkohë që sot, pritet që ankimim të bëjë edhe Ilir Meta.
Avokati i kreut të PL-së, Genc Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “arrest në burg”, do të bëjë edhe një kallëzim edhe lidhur me mënyrën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme.
Teksa ankimimet për procesin kanë nisur, Kryemadhi është paraqitur sot në orën 12:00 në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Kryemadhi tha: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë. Po patjetër që ka vlerë çdo gjë. Fija që e zbres me këmbë në tokë jam unë, Monika Kryemadhi. Me Metën nuk kam mundur që të komunikoj.