I lindur në Britani nga prindër indianë, kush është Rishi Sunak: Mbështetës i Brexit dhe ndër politikanët më të pasur

0

Shtatë javë pasi humbi përballë Liz Truss në garën e parë të lidershipit konservator të këtij viti, Rishi Sunak ka arritur sot të zgjidhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai bëhet kryeministri i parë britanik aziatik dhe e merr detyrën në një kohë që vendi përballet me sfida të mëdha ekonomike.

Gjatë verës, mesazhet e fushatës së Sunak ishin fokusuar kryesisht në një çështje: përkeqësimin e gjendjes së ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe planin e tij për ta zgjidhur atë. Një premtim që synonte uljen e taksave të premtuara gjithashtu nga zonja Truss, e cila në atë kohë akuzoi Sunak për “frikë”.

Rishi Sunak u bë kancelar në shkurt 2020 dhe brenda disa javësh e gjeti veten Sekretar (ministër) dhe duhej të drejtonte ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa filloi pandemia dhe bllokimet e saj.

Prindërit e Sunak erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore dhe janë të dy me origjinë indiane. Ai lindi në Southampton në vitin 1980, ku babai i tij ishte mjek i përgjithshëm dhe nëna e tij drejtonte farmacinë e saj.

Kryeministri i ri britanik ndoqi shkollën private Ëinchester College dhe punoi si kamerier në një restorant aziatik në Southampton gjatë pushimeve të tij verore, më pas shkoi në Oksford për të studiuar filozofi, politikë dhe ekonomi.

Teksa studionte në Universitetin e Stanfordit, ai u njoh me gruan e tij Akshata Murty, vajzën e Narayana Murthy, miliardere indiane dhe bashkëthemeluese e gjigantit të shërbimeve IT Infosys. Çifti kanë dy vajza.

Nga viti 2001 deri në 2004, Sunak ishte analist për Goldman Sachs dhe më vonë ishte partner në dy fonde mbrojtëse. Ai mendohet të jetë një nga deputetët më të pasur në Parlamentin britanik, por asnjëherë nuk e ka komentuar publikisht se sa është pasuria e tij.

Që nga viti 2015 ai ka qenë deputet konservator për Richmond në Yorkshire dhe u bë ministër i ri në qeverinë e Theresa May përpara se të bëhej kryesekretar i Thesarit nga pasuesi i saj, Boris Johnson.

Ai u promovua në shkurt 2020 dhe ishte një mbështetës i zëshëm i Johnson në fillim, por dha dorëheqjen duke thënë se ndjente se qasja e tij ndaj ekonomisë ishte “thelbësisht shumë e ndryshme” nga ajo e kryeministrit. Ish-ministri dhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe ka qenë ndër mbështetësit e Brexit.

Rishi Sunak besonte se kjo do ta bënte vendin “më të lirë, më të drejtë dhe më të begatë”.

42 vjeçari përfundimisht dha dorëheqjen si kancelar në korrik 2022, një lëvizje që solli rënien nga pushteti të Boris Johnson. Më vonë, Sunak këmbënguli se ai ishte besnik ndaj Johnson, por dha dorëheqjen sepse qeveria e tij ishte në “anën e gabuar” të çështjeve serioze etike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu