I morën 30 mijë € një qytetari duke e mashtruar se do i regjistronin një pronë, arrestohet çifti dhe vajza e tyre, pranga dhe punonjëses së bankës

0

Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë.

Në pranga kanë rënë I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Çifti i bashkëshortëve I.S dhe Sh.S dhe vajza e tyre R.S prej vitesh e kishin mashtruar qytetarin se do t’i regjistronin një sipërfaqe toke në organet kompetente. 68 vjeçarja Sh.S dhe e bija R.S, 48 vjeçe u kapën në flagrancë teksa i merrnin qytetarit shumën prej 30 mijë eurosh.

Ndërsa 31 vjeçarja e arrestuar si bashkëpunëtore, rezulton të jetë punonjëse e një banke të nivelit të dytë dhe dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka kaluar në llogarinë e vet një shumë parash të qytetarit të mashtruar, shumë të cilën ua ka dorëzuar 68 vjeçares I.S dhe vajzës së saj R.S.

Për këtë rast, policia ka sekuestruar shumën e parave, 1 automjet si dhe 10 celularë me qëllim zbardhjen e ngjarjes së plotë dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu