Kreu Aktualitet I ndante vetëm një godinë, Kurti largohet nga zyra pa takuar Ramën

I ndante vetëm një godinë, Kurti largohet nga zyra pa takuar Ramën

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramën.

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Kurti është pyetur nëse do e takojë Ramën sot dhe nuk ka pranuar të përgjigjet për mediat.

Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetren, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu