Krimineli i njohur malaez, Ranko Radosheviç është vrarë rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Rushnje afër Beogradit.
54-vjeçari nga komuna e Nikishiqit u ekzekutua në një atentat mafioz nga dy njerëz të maskuar, të cilët pasi e qëlluan me armë u larguan me makinë.
Mediat serbe raportojnë se policia ka gjetur një veturë të djegur në Petlovëbërdë, e cila dyshohet se është përdorur nga vrasësit.
Radosheviç njihej me pseudonimin Ranko Eskobar, ndërsa në dokumentin policor SOCTA , ai figuronte si pjesëtar i organizatës kriminal Radomir.
Sipas mediave serbe policia vendase e ka lidhur atë me “klanin Bezanija”. Po ashtu sipas mediave serbe Radosheviç kishte lidhje me Marko Kovaçeviqin, kryetarin e komunës së Nikshiqit.
Emri i viktimës Radosheviçit është përmendur në media që nga viti 2006, kur ai u arrestua me liderin e atëhershëm të klanit Bežanija, Goran Mijatoviç për gjobvënien e avokatit Branimir Gugla në Beograd. Pas kësaj ngjarjeje, Mijatoviç u vra.