Shkruan Jani Malo
Sipas burimeve të besueshme, të mirëkonfirmuara edhe në Port(h)alet më serioze të vendit, këto ditë pritet të mbërrijë në Tiranë i dërguari i amerikanëve Noc Rroku.
Ai do të pritet në Aeroportin e suksesshëm të Rinasit, që administrohet nga firma Kastrati, nga homologu i tij shqiptar RR.K.
Amerikani i lartë do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti Begaj, Kryeparlamentarja Spiropali dhe Kryeministri Edi Rama. Ende nuk është e qartë nëse ai do të shkojë në ballkonin e Berishës, apo në qelinë e Metës.
Në mbyllje të vizitës së tij disa ditore Ndoc Rroku do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku do të deklarojë se nuk ka gisht në krijimin e SPAKUT, por e mbështet atë fuqishëm, siç inkurajon qeverinë të luftojë korrupsionin.
Promoted Content