Mark Ruçi nuk do të jetë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14-majit në Bashkinë Mirditë.
Ai u tërhoq nga gara këtë të mërkurë (12 prill) dhe do të mbështesë kandidatin e opozitës Albert Mëlyshi, i cili garon nën siglen e kualicionit “Bashkë Fitojmë”.
Mark Ruçi,i cili mban dhe postin e Partisë Demokratike në Mirditë, e ka paraqitur dorëheqjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve me qëllim që emri i tij të mos figurojë as në fletën e votimit.