Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kritikuar deklaratat e sekretares së brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman për çështjen e emigrantëve. Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk mund të etiketohen si pushtues pasi kudo ku ata jetojnë paguajnë taksa dhe respektojnë ligjin.
Sipas Begajt qeveria e Britanisë së Madhe duhet të ndryshojë politikat e emigrimit me qëllim që qytetarët të ikin me viza të përkohshme për të punuar. Ai kërkoi hapjen e një zyre konsullore në Kukës.
“I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur peër mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverisë angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët mos të jeneë vetëm në kuadrin e keshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punonojnë e të jetojne në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkeseë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkoheshme për tëe punuar si punëtor sezonal”, tha Begaj.