Ilir Meta: Ia kam të gjitha dosjet Edi Ramës… Po pse nuk ja publikon ky atëherë?!

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa mohon kategorikisht se emri i tij ndodhet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, deklaron se ka disa fakte kundër kryeministrit Edi Rama.

“Ia kam dosjet të gjitha”, tha Meta. Por, i pyetur nga gazetari Sokol Balla se përse nuk i nxjerr, ai përgjigjet se pret kohën e duhur.

Balla: Pse nuk i nxjerr, është krim mospublikimi i tyre kur i di

Meta: E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai (Edi Rama) kujton se do i fshihet përgjegjësive duke shpikur këto…

Ish-Presidenti, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se betejën e ka të fituar, pasi figura e tij është e pastër.

“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu