Ish-presidenti amerikan Bill Clinton sot feston 76-vjetorin e lindjes.
I pari që e ka uruar në FB, është… Ilir Meta.
“Shumë urime Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të shqiptarëve, me rastin e 76-vjetorit të lindjes.
I lumtur të bashkëpunoja me të në të mirë të kombit tonë dhe forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!
Shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë”, shkruan Meta.
Ky i fundit duket se është në garë me Berishën, kush poston më shumë foto me presidentë amerikanë.
Por, vështirë se kjo mund t’i shpëtojë nga ajo që i pret.