Në reagimin e tij, Meta shprehet se “si në asnjë vend tjetër demokratik, Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar nga regjimi, refuzoi zbatimin e këtij vendimi, duke mos ndërmarrë hapat për ndryshimin e Kodit Penal”.
Më tej ai thekson se ditën e sotme (2 tetor), në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të diskutohet propozimi i deputetëve të Partisë së Lirisë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Penal, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i Metës
Gjykata Kushtetutese e Republikës së Shqipërisë, në datën 4 maj 2021 vendosi shfuqizimin e nenit në Kodin Penal, që i lejonte policisë së regjimit burgosjen e protestuesve, me arsyetimin e “protestës së paligjshme”.
Si në asnjë vend tjetër demokratik, Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar nga regjimi, refuzoi zbatimin e këtij vendimi, duke mos ndërmarrë hapat për ndryshimin e Kodit Penal.
Ditën e sotme, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të diskutohet propozimi i deputetëve të Partisë së Lirisë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Penal, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.