Dyshja Berisha-Meta duket se nuk do të ‘shkrihet’ edhe pas humbjes së thellë në 14 maj, e madje edhe në ripërtëritjen e tyre në Kukës. Meta vijon të mohojë se zgjedhjet e Kukësit kanë qenë reale dhe demokratike ndërsa u shpreh se bashkëpunimi vijon.
“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin… kjo s’ka lidhje. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë botën e qytetarëve shqiptarë. Pastaj nga kalimi në fitore në fitore kjo është histori e së kaluarës.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit.
Kemi ditët e fundit edhe pranimin e fajësisë më në fund përpara gjykatës federale të Uashingtonit përsa i takon rolit të tij me Shqipërinë. Është e qartë që McGonigal ka bërë çdo gjë në këmbim të marrjes së porosive nga Rama për të goditur opozitën. PL do bashkëpunojë çdo faktor që nuk bëhet zgjatim i zinxhirit të Ramës.”- tha Meta.