Ilirjan Celibashi do të dënohet ,me burg, mbrojti Hajdarin që u dënua me burg

0

Avokati Arben Llangozi ka akuzuar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se është i përfshirë në çështjen e Kreshnik Hajdarit.

Në një intervistë për “FaxNews”, Llangozi deklaroi se Celibashi ka qenë në dijeni rreth veprave penale të kryera nga Hajdari dhe se Komisioneri nuk ka reaguar aspak në lidhje me këtë.

Arben Llangozi tha se Ilirjan Celibashi është i përfshirë në pastrim parash dhe se ai ka miliona euro të pajustifikuara, teksa shtoi se ai do të dënohet së shpejti për këtë.

Unë jap fjalën, edhe Celibashi do të dënohet. Gjëja e parë që ai duhet bënte, ishte të reagonte për veprat penale të kryera nga Kreshnik Hajdari. Celibashi është i përfshirë në korrupsion dhe në pastrim parash: ai ka miliona euro të pajustifikuara”, tha Llangozi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu