‘Illegal Techno’ në Vilë Bashtovë, të vërtetat e festivalit të paragjykuar

0

Bëhet fjalë për turistët më të veçantë dhe të paragjykuar në Shqipëri.

Një ditë tyren ata e shpjegojnë më mirë vetë.

“Kemi ardhur që në 2 shtator. Gjatë kësaj kohe kemi bërë shumë gjëra. Jemi larë në det, kemi frekuentuar restorantet e zonës, kemi kërcyer dhe dëgjuar muzikë, kemi pastruar plazhin. Ne jemi të lirë. Të jetosh kështu do të thotë të mos kesh një rutinë dhe çdo ditë është ndryshe. Të gjithë gatuajmë mëngjes, drekë e darkë, por se çfarë ndodh ndërmjet varet nga momenti. Ne shijojmë momentin,” – u shpreh një vajzë.

 “Jemi një grup shokësh. Kemi një javë që kemi ardhur nga Franca. Ne udhëtojmë në vende të ndryshme për 3 muaj. Kërcejmë, këndojmë, bëjmë plazh dhe gjithçka tjetër që një turist normal do të bënte,” – u shpreh një tjetër.

Ata qëndrojnë në një zonë që e marrin me qira dhe mbi të gjitha në një vend që mund ta pastrojnë.

 “Ne kemi ardhur për pushime. Kemi ardhur të festojmë, të kënaqemi, por edhe të respektojmë njerëzit vendas dhe mjedisin. Prandaj njerëzit si ne e lënë gjithmonë vendin më të pastër sesa e gjejnë,” – tha një djalë.

 “Plazhi këtu ishte shumë pis dhe ne e pastruam. Ne pastrojmë kudo që shkojmë, sepse ne ecim këmbëzbathur. Kjo është shtëpia jonë për aq kohë sa qëndrojmë këtu, prandaj është e rëndësishme për ne të jetë e pastër,” – u shpreh turistja.

 “Ne pastrojmë, sepse mendoj që është diçka që bëhet në respekt të natyrës. Ne vijmë këtu për të përdorur këtë hapësirë, që nuk është e jona, por përse të mos e lëmë atë më mirë sesa e gjetëm?” – tha vajza tjetër.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu