Shkruan Ylli Manjani
Shkoni e shihni tezgat e pazarit të ri. Asnjë produkt i freskët fshati. Të paktën asgjë e dukshme…
Mund të gjesh lugë druri, ogllai, pjata, qilima, suvenire turistësh, materiale plastike, kauçukë kinezë. Ka padyshim edhe ndonjë frut, perime ekzotik importi. Ka edhe turshi të bëra vjet edhe ndonjë djath pa emër në kuti llamarine.
Ai pazar ngjan si treg i Maqedonisë, Ekuadorit dhe Kinës. Pa asnjë lidhje me tregun e Tiranës.
NUK GJEN PRODUKTE VENDI të fshatit. Sallatë jeshile, qepë e njomë apo qoftë dhe domate e kasteavec të freskët sere.
E pra ai pazari i ri është krijuar dhe mirëmbahet për të shitur produktet e freskëta të fshatit e jo lugë druri apo suvenire. Mund të gjesh produkte të freskëta kopështi aty këtu nëpër trotuare, por jo në tezga që janë bërë për këtë qëllim.
Mirëpo njerëzia vijon të ushqehet me trutë e gomarit, jo me produktet e pazarit.
Votoni, votoni trutë e gomarit!
Hani lugë druri e kauçuk kinez!