Përballë deputetit demokrat Tritan Shehu, ajo tha se duhen të ikin figurat e “vjetra”, edhe si Shehu që rinia të bëhet pjesë e jetës politike në vend dhe të vijë ndryshimi.
“Keni shansin e fundit, ose do e bëni ju ose do dalë një forcë e re e djathtë, që do bëjë atë që ju nuk jeni të zotë ta bëni”, theksoi Përnaska. Nga ana tjetër, Shehu deklaroi se është dakord me Përnaskën dhe se është kjo ajo që Partia Demokratike po përpiqet të bëjë.