Ish gjyqtarin Ardian Hajdari për milionat e fshehura e falsifikim diplome, shokët gjykatës e “dekorojnë” me 2 vjet shërbim prove

0

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardjan Hajdari u shpall fajtor për fshehje e pasurisë pasi nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg, por dënimi u pezullua dhe iu konvertua në 2 vite shërbim prove. Ish-gjyqtari i Kolegjit të Apelimit u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022 për fshehje pasurie dhe falsifikim diiplome.

Ish-anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu