Ish-Guvernatori Fullani i ka pastruar milionat ndaj për amnistinë fiskale të Edi Ramës thotë senuk është koha e duhur se ka shumë burokraci

0

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, thotë se nuk është koha e duhur që Shqipëria të bëjë amnistinë fiskale. Sipas tij, draft-projektligji duhet të diskutohet me partnerët evropianë, teksa thekson se as ai vetë nuk është kundër kësaj nisme.

Në një intervistë për Klan News, Fullani u shpreh se bankat dhe institucionet e tjera financiare duhet të heqin burokracitë dhe të jetë të qarta e të disktojnë me klientin.

“Unë them që nuk është koha e duhur, nuk jam kundër amnistisë, por duhet të rakordohet 100 % me partnerët europianë. I dëgjova me interes, por nuk i zgjidh të gjitha problemet e Shqipërisë amnistia. Është gabim fatal të thuash se amnistia të formalizojë ekonominë. Ekonomia formalizohet me taksa sepse bllok chain të jep në një moment të caktuar të gjitha zgjidhjet. Kjo nuk është e gjitha.

Duhet një program me fond momentar. Unë them se bankat, financat duhet të heqin burokracitë, kemi një situatë amullie dhe arrogance. Sistemi bankar duhet të jetë i qartë dhe të shkojë tek klienti. Bankat duhet të diskutojnë të gjitha problemet me biznesin. E ndoqa me shumë kujdes, ne akoma nuk kemi një projekt-draft për ligjin.

Difekti jonë shekullor është se ne nuk bëjmë dot në kohë rregullore. Ligji është shumë i rëndësishëm. Unë do të ia jepja më shumë forcë Komisonit Ekonomik të Parlamentit. Unë gëzohem se drejtohet nga bankierë dhe ka shumë subjekte, njerëz që ne i njohim. Unë shpresoj shumë që të forcohet debati brenda sepse aty është kyçi i gjësë”, u shpreh ish-guvernatori Adrian Fullani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu