Ish kryepolici Mit’hat Havari: Jozefina Topalli, e lidhur me krimin në Shkodër! Fatos Nano më tha…

0

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari në një intervistë në “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv, foli për kohën e vështirë të 1997-ës. Ai tregoi se si i shtypi bandat e Beratit dhe pa me sytë e tij si u ekzekutuan dy kriminelët më famëkeq të Beratit, atëherë kur ishte shef i Ministrisë së Brendshme.

“Berati dhe Shkodra ka pasur më shumë probleme me krimin. Unë kam qenë në vitin e vështirë të ’97-ës në Berat. Kam shkuar i pari kur erdhën të majtët në pushtet, u përplasa me një ish-ministër të Brendshëm, me Agron Musarajn. Nuk më lidhi asnjë gjë me të. Ai jeton, por nuk kam asnjë lloj marrëdhënieje me të. Punova 2 vite në Elbasan dhe pastaj u emërova shef në Ministrinë e Brendshme aty ku dhe punova me Agron Musarajn. Neritan Ceka dhe Ndre Legisi që ishte sekretar shteti dhe përfaqësonte Partinë Socialiste më thirrën dhe më thanë për të shkuar në Berat. Arsyeja ishte për Agron Musarajn, për t’i shtypur bandat atje. Në Berat ishin të gjitha bandat e Partisë Demokratike.

Në vdekjen e një krimineli në Berat shkoi në varrim ish-zëvendëskryeministri i kohës i PD-së. Unë i shtypa bandat e Beratit. Altin Dardha ka qenë kryekrimineli i Beratit, i cili ka kryer 80 vrasje me duart e tij. Ata kishin marrë qytetin në drejtim, me vrasje, përdhunime dhe krime. Gjatë asaj kohe që unë isha atje janë ekzekutuar 2 kriminelët më famëkeq dhe unë nuk kam humbur asnjë polic nga krimi. Ti duhet të shkosh vetë dhe t’i japësh moral policit të ecë përpara. Polici nuk dërgohet pa mbështetje. Shqipëria ende ka probleme me krimin, madje edhe për gjëra të rëndomta.”, u shpreh Havari.

Ish-kryepolici tregon se si humbi betejën me Shkodrën e cila ishte në duart e krimit, që mbështetej nga Jozefina Topalli. Havari shprehet se e humbi betejën në Shkodër pasi u tradhtua nga njerëzit e tij.

“Në Shkodër pata probleme pasi qyteti ishte në duart e krimit, që mbështetej nga Topalli që ishte ushtare e revolucionit të Berishës. Ajo ishte shumë e zellshme dhe mbronte hapur njerëzit e krimit, të veshur me logon e PD-së. Shkodra ishte bastion demokrat, por tani është një qytet me probleme dhe policia është inaktive. Unë e humba betejën me Shkodrën sepse më tradhtuan.

Struktura që unë lashë pas në Shkodër kur erdha në Tiranë për të takuar familjen time, më tradhtoi, ua lanë komisariatin kriminelëve. Ata e dogjën godinën, zyrën, çdo gjë. Kryeministri Fatos Nano më tha të mos kthehesha më atje. Më tej më emëroi drejtues të Burgjeve.”, tha ish-kryepolici./

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu