Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar derisa të zgjidhen të gjithë nënkryetarët, përfshirë edhe atë nga komuniteti serb.
Në një deklaratë për Tëvë1, ai theksoi se procedurat e ndjekura në seancën e fundit janë në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Tërë procedura e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Që nga ndërrimi rendit të ditës e deri te hedhja shortit dhe pamundësia e kandidimit të kandidatit serb nga shumica e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.








