Ishte qytetërimi i Krishterë Katolik, ai që ndryshoi Mesjetën

0
Shkruan Kostantin E Luçi
Sa herë që flasim për periudhën e Mesjetës Europiane, menjëherë, pjesa më e madhe e njerëzve e lidhin direkt, me brutalitetin, vrasjet,”Vdekjen e Zezë”. Ndërsa në anën tjetër, mendojnë për “Periudhën e Artë të Kalifatit Islam”. Pikë së pari, Mesjeta duhet kuptuar, si periudha ku shume shpikje dhe zbulime,filluan pikërisht nëpër manastire dhe shumë tekste,u përkthyen po në këto manastire të Krishtera Katolike.
Një rast të tillë, kemi dhe manastirin e San Mishel ose siç njihet botërisht me emrin: The Mont-Sant-Michel, vend në të cilin u bënë me qindra përkthime të veprave të ndryshme, ku shumë kopje u përhapën dhe në Spanjën e shekullit të 7 dhe 8, të cilat u morën dhe u përdorën nga morët në Spanjë (morë-popullsia e besimit Islam në Spanjë).
Ajo që shumë njerëz harrojnë është që pjesa më e madhe e përkthimeve u bë nga murgjit e Krishterë Katolikë, Sirianët e besimit të Krishterë Katolik si dhe nga Arabët e besimit të Krishterë Katolik. Por, edhe sot, opinioni publik dhe sidomos ai mediatik, e kanë të vështirë të përmendim faktin se; Kompasi, Makina e Parë e Shtypjes së Librave, ndarja e binjakëve të lindur të ngjitur dhe shume shpikje të tjera lindën dhe u zhvilluan në Europën Mesjetare.
Johan Gutenbergu (1398-1468) shpikësi i Makinës së Parë të Shtypjes së Librave, në vitin 1455, shtypi për herë të parë Biblën dhe duke filluar po nga ky vit (1455) dhe mbi 20 milion libra u shtypën për një periudhë 50 vjeçare.
Pjesa më e madhe shpikjeve të “Golden age of Agarism” ishin përkthime të njohurive antike të marra nga Greqia antike dhe Roma e Lashtë si dhe pa harruar 41 shkencëtarët, filozofët, teologët e Krishterë, që influencuan,por që në një mënyrë ose një tjetër u lanë jashtë librave të historisë për një arsye ose tjetër për ti dhënë më shumë zë,”Golden Age of Agarism”, e cila ishte një kopje e shpikjeve të mëparshme, të përkthyera dhe të zbuluara nëpër manastiret e Krishtera, kudo nëpër Europë.
Ashtu si e përmenda më sipër, shumë të Krishterë influencuan, në ‘Golden Age of Islam”, gjatë kalifatit të Umajadëve (661-750) dhe Abasidëve (750-1517), duke përkthyer shumë vepra të filozofëve të lashtë gjuhën Siriane dhe më pas atë Arabe.
Madje dhe tek libri I autorit: Historia e Mjekësisë në Persi dhe kalifatin e Lindjes (Botim I Universitetit të Kembrixh,1951) në faqen 3, na thuhet se, Daud al-Antaki, ishte nga ata që njihet si; Gjenerata e fundit e shkrimtarëve, arabë të Krishterë.
Një rast të tillë, kemi dhe Hyanyn ibn Ishaq al-Ibadi (809-873), ose siç njihej me emrin Joanitus në botën e Krishterë. Ai ishte një I Krishterë arab, përkthyes,mjek dhe shkencëtar. Ai përktheu mbi 100 vepra të autorëve të lashtë që flsinin për mjekësinë si dhe shumë vepra të Galenit (ishte mjek romak i cili jetoi midis viteve 129-210).
Kjo është arsyeja pse ai u njoh gjerësisht në botën Islame si:”Sheiku I Përkthimeve”. Ai është babai I “Shkollës Arabe të Përkthimit”.
Pra, kjo na jep një paraqitje të qartë se shumë vepra që u përdorën në “Epokën e Artë të Islamit” nuk ishin asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa,vepra të realizuara nga autorët e tjerë shekuj më përpara.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu