I ftuar në Fax News, analisti Ben Andoni foli mbi zhvillimet politike në vend.Andoni u shpreh se shqiptarët janë të lodhur nga të njëjtat figura, emra dhe ligjërime politike dhe ajo që duhet të bëjë sot opozita është një riformatim të sajin. Ai tha ndër të tjera se Italia është një model sa i takon mënyrës si i zhvilloi zgjedhjet parlamentare sepse krijoi alternativa për qytetarët e saj, gjë që sipas tij po mungon në Shqipëri.
“Realisht vetë PD që përfaqëson opozitën e vërtetë në Shqipëri është e paqartë llogjitikishtë, në sensin që dy pjesët e saj , një pjesë e parë është dukshëm në familjet e partive popullore ku aderon, kurse pjesa tjetër me zotin Berisha që respekton këto kanunet por kërkon konservatorizmin. Konservator lind, nuk bëhesh. Prsh, në rastin Britanik kanunet janë të qartë, që mbahen nga ligjet jo nga kushtetuta, edhe në rastin Francez paraprijnë ideologët, njerëzit e politikës, jo me ofendime por me narracione të reja.
Shqiptarët duhet ti kërkojnë partisë Demokratike versionin e qeverisjes së re, e Shqipërisë së re, sepse ne kemi ngelur tek anatema e Edi Ramës.
Cinizimi i tij po na dëmton ne dhe jo atë, shqiptarët po i dëmton me veprimet skajore dhe paqartësI në drejtimin e shtetit. Opozita duhet të krijojë një frymë të re, sepse Shqiptarët nuk shikojnë më si në ’97.
Italia i ka treguar Europës se dinë të bëjnë zgjedhje, dinë të krijojnë alternativa, është vendi i prej disa filozofëve më të njohur të botës. Ne nuk kemi njerëz për të drejtuar. Berisha dhe Meta nuk e përmbushin këtë mision. Pushteti lokal ka një kauzël të madhe dhe opozita duhet ta ofrojë dhe të zgjidhë problemet me shërbimin. PD është drejt riformimit dhe është në rrugën e duhur. Publiku nuk është më i dikurshmi, i paedukuar me politikën, prandaj sfida e parë e Berishës është legjitimiteti i partisë. Njerëzit janë lodhur nga të njëjtat emra, figura dhe ligjërime, a nuk mund të sjellë PD emra të rinj?“-u shpreh Andoni.