Profesor Robert Prendushi koenton shkrimin: Grupi ”Karajfilat që ka Shkodra”, tradita 40 vjecare vazhdon!
“Na mbushe me kujtime, i dashtun Qamil, profesor e studiues. Me kujtime, por edhe me shpresa. Mjafton të lexosh këte shkrim profesional e të pasun me te dhana e histori, për të kuptue randësinë e rolin që ka luejtë e që mund të luej ky grup me emën për të vazhdue traditen. Për të vazhdue që kanga shkodrane të jetojë, në forma të ndryshme, si asht edhe kjo e perpunimit të saj, të kënduem nga burrat.
Ata emna që i permendë, ishin, e fatmirësisht disa edhe janë, që shqueheshin për nji disiplinë artistike të rallë. Unifikimi i zaneve, crescendot e dimenuendot i banin të ishin nji kuader i vertete, ku asnji nuk dallohej si i veçantë, por i unifikuem me të tjerët. përshëndes të gjithë me mall e mirënjohje. Faleminderit”.
Promoted Content