Ja pse është hetuar keq Lefter Koka

0

Avokati Arbër Hoxha solli në vëmendje se pretendohet se Lefter Koka ka firmosur dhe më pas paratë e korrupsionit i ka marrë pas 5 viteve.

Ai analizoi për “Review” në Euronews Albania se diçka e tillë s’mund të qëndrojë.

“Nuk ka sens logjik, jo më juridik që të provohet diçka e tillë. Është e pa absorbueshme logjikisht që dikush paska bërë një korrupsion dhe i paska marrë paratë pas 5 viteve. E dyta i kanë kërkuar që të konfiskohen pasuri të cilat janë vënë 4 apo 5 vite para se zoti Koka të fillonte funksionet publike,” – u shpreh Hoxha.

Ai tha se akuza ndaj Lefter Kokës është e ndërtuar shumë keq dhe sipërfaqësisht.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu