Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë.Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor. Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve at’omike.
Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve. Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj. Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme.