Qeveria Rama ka miratuar akordimin e një fondi shtesë për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP” që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Në vendim thuhet se është miratuar fondi shtesë me 500 milionë lekë të vjetra për të organizuar pritjen e liderëve të BE. Ngjarje historike për Shqipërinë.
“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendim që firmoset nga Edi Rama.