Ja shifrat, sa shqiptarë mbërritën me gomone në Britani në periudhën Janar-Prill 2024

0

Vala e madhe e mbërritjes së shqiptarëve me gomone gjatë 2022 u përdor nga ish sekretarja e punëve të brendshme Suela Braverman, për retorikë politike në parlamentin anglez, me doza të forta antishqiptare.

Dy vite më pas panorama e shqiptarëve të mbërritur me gomone sipas shifrave të Home Office, është e papërfillshme krahasuar me nacionalitetet e tjera.

Nëse në 2022 mbërritën me gomone 13,700 shqiptarë, një vit më pas numri shkoi në 900.

Top Channel ka munduar të sigurojë të dhënat e atyre që mbërritën me gomone gjatë periudhës Janar-Prill 2024. Nga 8.000 persona që kaluan Lamanshin me gomone gjatë këtyre katër muajve, prej tyre vetëm 20 ishin shqiptarë.

Një shifër e papërfillshme për autoritet britanike duke e kthyer Shqipëri nga retorika antishqiptare e Suela Braverman në një rast suksesi se si parandalohet emigracioni ilegal, i përmendur gjerësisht prej kryeministrit Rishi Sunak.

Tre janë faktorët se përse shqiptarët i kanë thënë lamtumirë mbërritjes me gomone në ishullin anglez.

Së pari marrëveshja mes dy qeverive në Londër që mori bekimin e Rishi Sunak dhe Edi Ramës në Mars 2023.

Së dyti ndryshimi ligjit të emigracionit, ku Shqipëria u vendos si një vend i sigurt pa të drejtë azil kërkimi.

Së treti, numri në rritje nga viti në vit i shqiptarëve të dëbuar me fluturime charter të përjavshme Angli-Shqipëri.

Shifrat e siguruara nga Top Channel tregojnë se për periudhën Mars 2023-Mars 2024 janë dëbuar nga Angli 5,976 shqiptarë pa leje qëndrimi përfshi ata që përfunduan dënimet në burgjet angleze.

Shifrat e Home Office tregojnë se gjatë 2023 u dëbuan 2,419 ndërsa në 2022 numri ishte 1,940./TCH

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu