Jalë/ Shkrumbohet godina që shërbente gjatë sezonit veror për të rinjtë e LRI-së

0

Gjatë natës së mbrëmshme, një njësi shërbimi në Jalë të Bashkisë Himarë ka marrë flakë.

Sipas informacionit paraprak shkak dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike.

Zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel , ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë dhe më pas të shuajnë flakët.

Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe katër dhoma hoteli dhe ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores.

Nuk raportohen njerëz të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Kjo godinë që është djegur, gjatë sezonit veror shërbente për te rinjtë e LRI, ambientet e bar-restorantit.

Jalë/ Shkrumbohet godina që shërbente gjatë sezonit veror

Jalë/ Shkrumbohet godina që shërbente gjatë sezonit veror

Jalë/ Shkrumbohet godina që shërbente gjatë sezonit veror

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu