Jamarbër Malltezi ndjen rrezikun, del e mbrohet në TV e kunatit: Olsi Rama e mori Partizanin pa asnjë letër, jo si unë

0

Jamarbër Malltezi ka dalë në televizionin e kunatit për t’u mbrojtur për grabitjen e pronave të kompleksit të klubit të Partizanit, ku ndërtoi pallate.

Ai tha se me hetimin e tij, është duke u hequr vëmendja nga inceneratorët.

“430 mln euro është afera e inceneratorëve. Edhe pse kemi të arrestuar, nuk guxohet të hetohet për Ramën, Veliajn, Ahmetajn, Agaçin. Kur nuk thirren për të dëshmuar e për të hetuar këto persona që vjedhin para publike, thirren të gjithë opozitarët për të cilët prokuroria nuk ka akuzë, por vepron me urdhër të Ramës.”-tha Malltezi.

Pastaj, ashtu si Berisha, që për çdo gjë akuzon Olsi Ramën, edhe dhëndri tha se tokën tek kompleksi i Partizanit ai e ka marrë me letra, jo si Olsi Rama, që sipas tij, ka marrë klubin e Partizanit pa letra, edhe pse në fakt, Partizanin e ka Gaz Demi, jo Olsi Rama.

Por, ajo që bën sikur nuk kupton dhëndri, është fakti se atë nuk po e akuzon njeri se ka grabitur pa letra, por me letra, pasi përdori firmën e vjehrrit kryeministër, për të marrë pronat e klubit të Partizanit.

“E para dua të them katër gjëra. Klubi Partizani nuk është privatizuar në kuptimin e privatizimit. E ka marrë Olsi Rama pa asnjë copë letër me shtetin. Si mund të marri një ekip të madh Olsi Rama pa asnjë letër.

Privatizimi ka filluar nga Anastas Angjeli në 2005. Angjeli i çon Majkos dhe Bled Klosit ti privatizojnë. Familjet pronare kanë që në 91-shin që kanë kërkuar pronën.

Këtu kemi një proces të pastër kthim prone. Kthim prone, hajduti shtet komunist i ka vjedh gjënë pronarit, kthimi i pronës kthen gjënë e vjedhur tek pronarët.

Ka përfunduar procesi i kthimit, toka është e pronarëve. Sipas ligjit, tek toka e pronarit shteti ka tre mundësi, pagim qiraje, të çojë në privatizim ose të shpronësojë për interes publik.

Ligji të detyron pagesë të pronarëve deri kur të mbarojë privatizimi. Shteti s’ka paguar për tre vjet. Ne kemi kthim prone tek pronarët, dhe pronarët kishin të drejtë ose ta privatizonin ose ti kërkonin qira shtetit.”-tha Malltezi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu