Jeta Ferr e të riut shqiptar

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Sot që trajtojmë rastin e të riut Aurel Paloka, i kërcënuar me jetë dhe që ka braktisur vendin, për shkakun e vetëm se është homoseksual, ngacmojmë një nga plagët e dhimbshme të shoqërisë shqiptare.

Në Shqipërii, personat me prirje seksuale ndryshe, diskriminohen në mënyrë masive, dhunohen dhe shoqëria nuk i pranon. Madje në shumicën e rasteve nuk i pranon as familja e tyre.

Këta njerëz nuk kërkojnë asgjë më shumë se respektimin e të drejtave të tyre, por në Shqipëri, akoma nuk ka një ligj që i mbron.

Shteti është i pafuqishëm të parandalojë këto skenat e bullizmit, që në fillim nisin si dhunë mes shokësh e më pastaj, përfundojnë në tragjedi ballkanike, deri në vrasje.

Rastet e dhunës mbi këta persona janë të shumtajanë të shumta, por sot po ndalemi tek Aurel Paloka, një i ri shqiptar që u bë viktimë e seksit të tij ndryshe. Shoqëria ishte e para që e përbuzte, e fyente dhe e dhunonte dhe mund të themi se Aureli ka kaluar nëpër kalvarin e Ferrit të një shoqërie akoma të pacivilizuar.

Jeta e mundimshme e tij, i ka fillesat që në moshën 18 vjeçare. Pak pas mesditës së 10 korrikut 2017, teksa po kthehej nga shkolla në shtëpi, shokët e dhunojnë barbarisht, sa vetëm fati e shpëton nga vdekja. Ngjarja e rëndë, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, regjistroi thyerje kockash në fytyrë dhe alarm në spitalin rajonal të kryeqendrës së Veriut.

Familjarët e adoleshentit, kishin deklaruar para policisë, se nuk ishte hera e parë që Aureli kishte pësuar dhunë të fortë nga shokët e tij.

Nana e tij, e dëshpëruar nga gjendja e rëndë e djalit, ka akuzuar policinë se as e ka ndihmuar as e ka marrë në mbrojtje.

Për vite të tëra, jeta e këtij të riu ishte Ferr i vërtetë.

Doktor Kostandin Ballona, flet për gazetën tonë se Aurelin e ka patur pacient dhe ka punuar me përkushtim në shumë vizita.

E ka ndihmuar edhe nga ana psikologjike, me aq mundësi sa kishte. Sot ky mjek na flet me dhimbje për gjëndjen e ish pacientit të tij aq të ri dhe që kërcënohej deri me jetë, vetëm se ishte homoseksual.

Mjeku, pasi pacienti ndihej shumë keq, i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Aurelit deri për ndryshim të pamjes, me shpresën se do ndikonte sado pak në maskimin e identitetit.

Nevoja për rregullimin e kockës së hundës që të merrte frymë mirë dhe çarjet në fytyrë, pas një pune me përkushtim edhe për ndryshim të pamjes, e bënë mjekun Ballona, heroin që shpëtoi jetën e këtij të riu shqiptar, por që gjithsesi, rreziku nuk ju nda, deri ditën që gjeti mundësinë të braktisë vëndin e vet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu