Shkruan Artan Fuga
Disave u flet më parë goja sesa mendja.
Dikush nuk ka mend, por amà kjo s’e pengon të jetë mendjemadh.
Ka të tjerë që u flet xhepi jo mendja.
Ka të tretë që flasin me prapanicë, që e përdorin kur janë ulur në një kolltuk zyre, jo me mendje.
Janë pafund ata që flasin me bark.
Ka të tjerë akoma që flasin me mendjen e të tjerëve, ta zemë të shefit që u servilosen.
Ka që flasin përmendsh.
Ka që nuk kanë mendje fare. Zoti ua ka marrë atë.
Ka që urrejnë me mendje atë që thonë me gojë.
Ka që flasin me mendje, por duket që atje tutje se janë të çmendur.
Ka që kanë mendje, por nuk kanë asnjë dije.
Disa nuk e kanë fare mendjen aty kur flasin.
Disa nuk e kuptojnë me ndërgjegje atë që mendojnë me mendje.
Ka disa që e dinë se nuk kanë mendje, por kanë artin e të hequrit si shumë të mençur.
Disa kanë mendje, por nuk dinë të mendojnë.
Disa ngatërrojnë pushtetin e parasë dhe të forcës mbi të tjerët dhe kujtojnë se mund t’u japin edhe mend atyre.
Por, ka edhe disa jo të pakët që i ka të gjitha këto veti bashkë dhe është i suksesshëm pikërisht për këtë arsye.
Ka edhe njerëz të mençëm, por këta zakonisht nga të parët quhen budallenj.
ca thonë jo, jo, jepjauni, thërrimet se gjynah…