Kahu i demokratëve të foltorës do të ndryshojë…

0

Shkruan Zef Ndreka

Në PD sot ka arritur “pika e vlimit”! Elektorati i saj është gjithë sy e veshë nga vëndimi i lidërve të PD-së zyrtare dhe Foltorës. Fatkeqësisht, sot kemi dy qëndrime të kundërta nga organet e tyre më të larta. Alibeaj nga njëra anë shtrin dorën me sinqeritet për përfaqësim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vëndore, nga ana tjetër Berisha trafikon kandidatët e Foltorës të dala nga primarët e tyre, të regjistrohen nën siglën e PL-së të Ilir floririt.

Ndërkohë Berisha ra vetë në gropën që kishte hapur për grupin e PD-së zyrtare me vendimin idiotesk të Zhukrrit, vendim i cili për të ishte gjithçka dhe bazë për të zaptuar selinë, dhe bazë për të sulmuar dhe asimiluar PD-në. Nuk ja arriti. Vendimi I gjykatës së Apelit të dt. 3-Mars e fundosi përfundimisht Berishën në gropën e hapur prej tij. Vendimi i gjykatës në vend që ta detyronte të binte me këmbë në tokë e të harronin politika bashkimi e bashkëpunimi me PD-në, e egërsi më tej bishën.

Vëndimi i gjykatës e la pa zgjidhje. Dhe si shpëtim, i mbeti ti falet përsëri spiunit Metaj, vetëm e vetëm për ego-n, kokëfortësinë dhe kapriciot e tij. Rruga më e lehtë për Berishën dhe më e drejta, do të ishte tërheqja dhe lënia rrugë bashkimit të demokratëve për të garuar për fitore kundër rregjimit të Edi Ramës. Por jo! Berisha e ka mbyllur derën e PD-së, ka mbyllur dyert e Selisë për PD-në zyrtare, për demokratët. Edhe pse e di mirë,ai dhe Foltorja e tij, ai nuk mund të jetë e ardhmja e PD-së. Ka zgjedhur të bëhet barrikadë për ndryshim. Në zyrat e PD-së ka rënë termet. Në vend të bashkëpunimit dhe gjetjes së rrugëve për të përmbysur Ramën, Berisha ka rifilluar më shumë të shajë, të shantazhojë, të anatemon,të sulmojë,të frikësojë e terrorizojë njerzit që ka edhe rrotull, jo vetëm palën tjetër. Këtë e ka bërë prej një viti e gjysmë me deputetët që nuk e mbështesnin, me funksionar të PD-së, me gazetarë e analistë.

Berisha i përdori të gjitha taktikat dhe arsenalin e tij që njerzit të mos thonë të vërtetën. Berisha i trembet të vërtetës, ndaj ëbërë si bishë! Pas vendimit të gjykatës se Apelit, ndryshimi i pritshëm në Shqipëri, ka mbështetjen e hapur të ndërkombëtarëve. Berisha e ka ndjerë dhe e di mirë këtë. Ndaj ai ka zgjedhur të bëjë turbullira, me revolucione imagjinare për të penguar normalitetin në politikë. Sido të dalë rezultati i zgjedhjeve vendore për shkak të luftës së ashpër e të gjatë brënda llojit në PD, ku ajo është e përçarë dhe e dëmtuar shumë nga interesat përsonale e familjare të Berishës, stabiliteti në PD do të arrihet, edhe pse Berisha kërkon me çdo mjet ta luftojë atë, duke siguruar kështu fitorën e Ramës dhe zgjatimin e rregjimit të narkoshtetit. Mbetët vetëm çështje kohe, pasi Berisha ka rënë përfundimisht. Sot gjendët në grahmat e fundit. Amerikanët ja shuan “yllin”. Ndaj atij i ka mbetur vetëm bllokimi i ritmit të ndryshimit dhe ndryshimit të shpejtë të kahut të demokratëve të foltorës. Kjo e tremb shumë Berishën dhe misionin e tij…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu