Kamala Harris fushatë në Xhorxhia, synon votuesit me ngjyrë, në mbështetje edhe Obama

0

Zëvendës presidentja Kamala Harris takoi simpatizantët në Xhorxhia, një shtet i rëndësishëm ku ajo shpreson të marrë mbështetjen e votuesve me ngjyrë.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga dita e zgjedhjeve, gara mes Harris dhe Trump është më e ngushtë se kurrë. Sondazhet japin të dhëna kontradiktore, me kandidaten demokrate që udhëheq në disa shtete dhe atë republikan në disa të tjera.

Në fjalimin e saj, Harris përdori fjalë të rënda ndaj rivalit politik, duke e krahasuar me kriminelët që ka proceduar gjatë kohës që ka qenë prokurore.

“Në atë rol unë u përballa me kriminelë të të gjitha llojeve: dhunues, mashtrues dhe shkelës të vazhdueshëm të ligjit. I procedova dhe fitova. Pas 12 ditësh është radha e Trump”, tha Kamala Harris, zëvendës presidente e SHBA.

Me anë të fushatës së tij, Biden fitoi në Xhorxhia në 2020-n, duke u bërë kandidati i parë demokrat që merrte shtetin jugor që nga koha e Bill Clinton në 1992.

Me Harris u bashkua këngëtari Bruce Springsten dhe për herë të parë në fushatën e saj ish-presidenti Barack Obama, i cili nuk i kurseu sulmet ndaj Trump, duke e quajtur atë një njeri që synon të bëhet mbret dhe diktator.

Synimi i Harris është që ta mbajë Xhorxhain blu edhe në 2024-n.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu