Shkruan Zef Ndreka
Lavdrim Lita, më në fund e paska kuptuar se grupimi i Lulzim Bashës do të mbetet një fraksion i jashtëm i PD-së së Sali Berishës.
Në këtë interviste pak minutëshe, ai tha shumë gjëra dhe qartësoj sa mundi karakterin e pandryshueshëm të Bashës(pas moshës 40-vjeçare)dhe tregoi rrugën më të vështirë malore që i fillon në muajin shtator.
Këtë, Lita e lidh me vendimin e gjykatës së Apelit kur vula zyrtare përfundoi tek Foltorja dhe ky është shkak sipas tij, që Basha është braktisur nga bashkëpunëtorët dhe anëtarësia.
Megjithse ka nota të vërteta në ato që komentoi Lita, përsëri nuk jam dakort me mendimin e tij dhe përfundimin e tij.
Basha, mund të shkojë vetë tek Berisha, por anëtarësinë e qëndrestarëve nuk e dërgon dot. Nuk e merr me vete, sepse ato e kanë treguar se janë njerëz të lirë e të fortë, që qëndruan në momente të vështira dhe se do qëndrojnë përsëri.
Lavdrim Lita, që e ka mbështetur pa limit Bashën në betejën e tij politike, sot na tregoi edhe një “sekret” të madh që Basha e fsheh:
Nën preteksin se po pres vendimin e Gjykatës së Lartë ku është bërë rekursi, Partia apo grupimi “euroatlantik” i Bashës nuk do rregjistrohet në zgjedhjet e radhës.
Kjo e bën Lulzim Bashën kampionin politik më të madh në botë për bojkotim zgjedhjesh.
Promoted Content