Kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë? Reagon për herë të parë mjeku Alimehmeti

0

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me protestën që është duke u zhvilluar nga ana e pedagogëve por në fund të fjalës së tij ka komentuar edhe fjalët që janë përhapur në rrjet.

Së fundmi përflitet se mjeku i njohur Alimehmeti do të jetë kandidat për Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion.

Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmoj këtë gjë.

Me qetësi gjërat duan kohën e vetë, unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat e papjekura. Në momentin e duhur dhe kohën e duhur”,- tha Alimehmeti në studio.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu