Kandidimi i Veliajt s’është i sigurt’, Koka: Balluku emër i mundshëm për Tiranën

0

Gazetari Bledian Koka thotë se rikandidimi i Erion Veliaj për bashkinë e Tiranës nuk është i konfirmuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koka u shpreh se brenda mazhorancës ka një tension mes klanit të Veliajt dhe Ramës.

Sipas tij, përplasja mes Ramës e Veliajt për çështjen e kullave tregon se mes tyre ka tension.

Koka u shpreh se Belinda Balluku mund të ishte një kandidate potenciale për Bashkinë Tiranë dhe madje ajo është duke punuar në këtë drejtim.

“Balluku sa herë që ka për të bërë inaugurime për investime në Tiranë, është e vetme dhe e shoqëruar nga drejtuesit e ARRSH. Nuk e shohim Veliajn asnjëherë në krah të saj në inaugurime. Ka dy linja, dy rryma dhe po të doni dy pretendentë. Ka një betejë mes tyre që po thellohet dhe është për t’u parë si do përfundojë”, tha Koka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu