Organizatorët e Kupës së Botës në Katar thanë se ka ende mijëra dhoma në dispozicion për turneun, pavarësisht frikës se shteti i Lindjes së Mesme do të mbushet me tifozë kur turneu të fillojë këtë muaj. Shumë tifozë kanë rezervuar në fshatra si dhe në komplekse të mëdha në zonat gjysmë të shkretëtirës rreth Dohas.
Kompleksi Barwa Barahat Al Janoub, i ndërtuar për punëtorët emigrantë, mund të mbajë deri në 11,000 fansa që paguajnë deri në 40 dollarë në natë për një dhomë dyshe me vetëm një shtrat dhe një kuzhinë të përbashkët. Një pjesë e madhe e tifozëve që do të shkojnë për të ndjekur këtë kompeticion nga afër do të akomodohen në fshatin e tifozëve “Al-Emadi”.
6,000 kabina kontejnerësh me ajër të kondicionuar, gjashtë metra të gjatë, që kushtojnë nga 200 dollarë në natë për dy persona, janë pranë në një prej stadiumeve të Kupës së Botës. Për rezervimet e akomodimit, Arabia Saudite ka qenë tregu kryesor, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Meksika, Argjentina, India, Britania, Brazili, Kanadaja, Irani, Japonia dhe Franca.