Katari bleu demokracinë europiane, në shtëpinë e zv.presidentes së PE gjenden çanta me para

0

Rasti i prezantueses televizive greke, Eva Kaili, e cila prej vitit 2014 është zgjedhur si një ndër 14 zv.presidentët e Parlamentit Europian, është veshur me mister pasi nga Prokuroria Federale në Belgjikë nuk ka ende një komunikatë zyrtare.

M,ediat greke shkruajnë se ajo ka qenë në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që mediat në Bruksel bëjnë me dije se bashkë me katër persona të tjerë, Eva Kaili është arrestuar për korrupsion. “Katari korruptoi demokracinë europiane”, shkruan Le Soir belge.

Sauditët dyshohet se kanë paguar shuma të mëdha parash për të ndikuar demokracinë europiane, pas këtij operacioni të nisur prej muajit korrik. Raportimet flasin për zbulimin e një sasie të madhe parash në shtëpinë që ajo mban me partnerin e saj.

Eurodeputetja greke e grupit social-demokrat, raportohet se është arrestuar, ndërkohë që mediat në Greqi thonë se kjo nuk është e mundur pasi ajo mbrohet nga imuniteti. Dy korrespondentë të gazetës franceze Le Monde në Bruksel, nuk e përjashtojnë mundësinë që Eva Kaili të jetë arrestuar. “Disa persona janë arrestuar për t’u marrë në pyetje dhe mund të përballen me akuza. Mes tyre, dhe Eva Kaili ” , theksojnë ata.

eurodeputetja socialiste greke, Eva Kaili
Eurodeputetja socialiste greke, Eva Kaili

Media belge L’Echo flet për arrestimin e eurodeputetes. Në shtëpinë e saj janë gjetur valixhe me para, ndërsa në pyetje është edhe babai i saj, pasi gjatë lëvizjes me makinë i është gjetur një valixhe me para të gatshme. Një informacion i ngjashëm u transmetua tashmë mbrëmjen e së premtes nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), e cila pretendonte se ai ishte arrestuar.

Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik dhe/ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda atij organi.

Eva Kaili, e cila është një nga nënkryetaret e Parlamentit Europian, kishte vizituar Katarin në fillim të nëntorit dhe më pas, duke folur në Parlamentin Europian, e kishte cilësuar vendin konkret si “pionier” në çështje e marrëdhënieve të punës, duke shkaktuar reagime të ndryshme.

Hetimi fokusohet në veprimet e organizatorit të Kupës së Botës, Katarit, i cili besohet se ka ndikuar në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme, sipas prokurorëve federalë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu