Kërkohej nga FBI për mashtrime miliarda $, arrestohet “mbretëresha e kriptovalutës”

0

Një shtetase bullgare është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e përfshirjes në një skemë mashtrimi me kriptovaluta, e njohur si “One Coin”. 6 vjet nga zhdukja e asaj që njihej si “mbretëresha e kriptovalutës”, autoritetet amerikane kanë kontaktuar avokatin e saj.

Akuzat ndaj Irina Dilkinska thonë se ajo ndihmoi në krijimin e kompanive guaskë dhe se mori pjesë në skemën e njohur si “OneCoin”, duke ndihmuar në pastrimin e 400 milionë dollarëve.

“Ky është bashkëpunim në aktivitete komplotiste të së ashtuquajturës “mbretëresha e kriptovalutës”. Nga territori i Shteteve të Bashkuara ajo dërgoi mesazhe përmes televizionit dhe radios se, nëse dikush investonte në kriptovalutën e saj do të kishte përfitime të mëdha”, tha zëdhënës i Prokurorisë së Sofjes, Hristo Krastev.

“Shtetasja bullgare Irina Dilkinska u është dorëzuar autoriteteve amerikane në aeroportin e Sofjes. Kërkesa për ekstradimin e saj ishte bërë 2 vjet më parë dhe procedura ishte vonuar pasi çështja kishte kaluar përmes 2 instancave dhe sepse kishte të bënte me dorëzimin e një shtetaseje bullgare tek autoritetet e huaja”, bën me dije gazetari i Euroneës Bulgaria, Teodor Lazarov.

Ndërkohë që Hristo Krastev, zëdhënës i Prokurorisë së Sofjes, tha se gjykata e Sofies garantoi ekstradimin, por vendimi u apelua nga avokati mbrojtës.

“Gjykata e Sofies garantoi ekstradimin. Vendimi u apelua nga avokati mbrojtës, por më pas u konfirmua nga Gjykata e Apelit më 2 shkurt 2023”, tha Krastev.

Diklinska, e njohur edhe si Ruzha Ignatova, ishte në listën e personave të kërkuar nga FBI, që kishte ofruar 100 mijë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e saj. Sipas palës amerikane, ajo ka mashtruar me miliarda dollarë dhe për herë të fundit ishte parë në 2017-n, kur po udhëtonte me avion nga Sofja në Greqi.

Aktualisht ndaj Dilkinska rëndojnë dy akuza, për të cilat ajo rrezikon 20 vjet burg

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu