Shkruan Qamil Gjyrezi
Shkolla ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës ka një histori të ndritur në fushën e muzikës, harqeve, pianos, instrumentëve të frymës dhe arteve figurative në vite.
Në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ Durrës, po zhvillohen shumë aktivite në fushën e muzikës dhe artve figurative, koncerte në sallën e kësaj shkolle, ekspozita të arteve figurative dhe takime me profesorë të shquar nga Universiteti i Arteve Tiranë, shkolla të të tjera nag Shqipëria dhe bashkëpunim me muzikantë të huaj.
Falë punës me pasion e përkushtim drejtorit të kësaj shkolle Z. Dashamir Mehmeti, anëtarëve të drejtorisë, trupës pedagogjike në lëndët e përgjithshme dhe në pikturë e muzikë, shkolla ‘Jan Kukuzeli’ Durrës po fiton një dimension të ri, që do ta çojë përpara në nivele bashkëkohore artin në qytetin e Durrësit.
Një inisiativë me shumë vend është edhe vlerësimi i kontributeve të mësueve në vite dhe historiku i shkollës ‘Jan Kukuzeli’ Durrës. Sot me datën 28.03.2024 u zhvillua në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ Durrës, një Wokshop-bisedë me temën: ‘Këshillimi i korrikulave dhe psikologjia e adolshentëve’, me nxënësit e kësaj shkolle. Këshillimi psikologjik, psikologjia si fushë, ka një rëndësi të veçantë për artistët e rinj në muzikë dhe pikturë.
Këshillimi i korrikulave ka një rëndësi gjithashtu të veçantë për artistët adoshentë, të cilët janë në dilemat e së ardhmes së tyre. Nëpërmjet këshillimit psikologjik, jo vetëm në dhomën e psikologut por edhe në ambiente të hapura, në klasë bëhet e mundur zgjidhja e shumë dilemave dhe problematikave që kanë artistët për të ardhmen e tyre.
Aktiviteti u zhvillua nën drejtimin e psikologes së shkollës ‘Jan Kukuzeli’ Urani Cobo dhe psikologut të artit Mass. Qamil Gjyrezi, me mbështetjen e drejtorit të Shkollës ‘Jan Kukuzeli’ Durrës Z. Dashamir Mehmeti. Zonja Cobo punon me shumë përkushtim, për të këshilluar dhe zgjidhur problematikat që kanë adolshentët artistë, duke biseduar dhe zhvilluar senanca këshillimi me nxënësit.
Para një viti kam zhvilluar një koncert-bisedë në Shkollën ‘Jan Kukuzeli’ Durrës dhe kjo është biseda e radhës me nxënësit e kësaj shkolle. Psikologjia ka një rëndësi të madhe për adolshentët, jo vetëm për këshillimin e korrikulave por edhe për të ardhmen si artistë të ditur e të talentuar.
Psikologjia sot ka një rëndësi të madhe për artistët, për ti mbështetur në rrugëtimin artistik dhe profesional. Në këtë bisedë psikologjike morën pjesë nxënës të muzikës, në instrumentët e pianos dhe violinës dhe nxënës të arteve figurative. Ata ndoqën me vëmendje leksionin dhe morën pjesë aktivisht, nëpërmjet pyetjeve dhe debatit për temat e psikologjisë Biseda ose këshillimi psikologjik ishte profesional dhe shumë dashamirës.
Në këtë stad të zhvillimit nnënësit, përballen me një seri problematikash të moshës siç janë: ankthi, stresi, agresiviteti, manierat e obsesionet, depresioni, miqësite, marrëdhëniet me prindërit, ndrojtja, obeziteti dhe anoreksia, që u interpretuan nga drejtuesit e këshillimit.
Në këtë bisedë u trajtuan edhe temat të personalitetit dhe karakterit artistik të adolshentët. Këshillimi i ndihmon nxënësit të trajtojnë problemet tyre në një mënyrë pozitive. Në këtë bisedë, bashkëbisedim u sqaruan çështjet artistike, dilemat e moshës, u eksploruan opsionet, mundësitë dhe u synua në zhvillimin e strategjive për të arritur qëllimin dhe rritur vetëdijen e të qënit adolshent dhe artist.
Në këtë bisedë u trajtuan edhe tema të tilla si psikologjia e violinës, pianos dhe lidhja e tyre me shkencat konjitive. Violina dhe piano kanë një ndikim të madh të instrumentisti dhe ndikojnë tek mendja, shpirti dhe tek formimi artistik dhe IQ, kuota e inteligjencës.
Një interes të veçantë mori edhe tema e llojeve të temperamenteve njerezore, që ka një rëndësi të madhe për artistët e ardhshëm, për përzgjedhjen e tyre në fillim të studimit të instrumentit që në klasën e I-rë dhe për zhvillimin e tyre artistik dhe intelektual. Mësuesit dhe pedagogët e muzikës duhet të njohin shumë mirë temperamentet e fëmijëve. Në këtë bisedë psikologjike u fol për artet figurative, pikturën dhe skulpturën.
Nxënësit artistë drejtuan pyetje, që kishin të bënin me problematikat e artistëve adolshentë dhe të ardhmen e tyre. Takime dhe biseda psikologjike, artistike dhe ekperienca në fushën e artit, ndikojnë pozitivisht tek adolshentët. Në shkollën Jan Kukuzeli në Durrës ka arritje në të gjithë sektorët e muzikës dhe pikturës. Instrumentët tradicionalë, siç janë piano, violin, violinçeli etj dhe ata të frymës e kantoja kanë një rëndësi të vecantë në këtë shkollë, që ka traditë shumë të mirë, jo vetëm në Shqipëri por nxënësit e kësajashkolle studjojnë edhe në shkollat perëndimore të artit duke arritur rezulatate shumë të mira.
Si psikolog arti dhe instrumentist fryme prej 50 vitesh, kam besim se në të ardhmen nxënësit do të studjojnë edhe në instrumenat e tunxhit, trombë, trombon dhe korno mbasi janë shumë të rëndësishëm për bandat muzikore dhe orkestrën simfonike të qytetit të Durrësit dhe shkolla ‘Jan Kukuzeli’ ka një traditë shumë të mirë në këta isntrumenta. Edukimi artistik ka një rëndësi të madhe për edukimin dhe formimin e muzikantëve, piktorëve e skulptorëve të rinj. Arti ndihmon edhe në fushën e dijes dhe të formimit intelektual. Filozofi John Lubbock shkruan:’ Arti është padyshim një nga elementët më të pastër dhe më të lartë të lumturisë njerëzore. Arti stërvit mendjen përmes syrit dhe syrin përmes mendjes. Ashtu si dielli ngjyros lulet, po ashtu edhe arti ngjyros jetën. Dhe thënia tjetër për muzikën: ‘Muzika është një gjuhë universale që njihet për efektin që ka në psikikën njerëzore’.
Promoted Content