Këta hajdutët e rilindjes, festojnë 31 vjetorin e FRESH-it!

0

 Shkruan Luan Baçi

Në mungesë të forumit të freshit të tyre, mblodhën maturantët nga shkollat e mesme, të Mallakastrës, Fierit, Patosit dhe Rroskovecit, u ndërprenë edhe mesimin me urdher të drejtorisë arsimore dhe festuan për vjedhjet spektakolare dhe abuzimet pa fund të tyre!

Këto ditë, Alda Klosit keshilltare e KM dhe menaxhere e inceneratoreve, i gjetën 500 mijë € në dyshek dhe te tubi i saj i sobës.

Sekretari i përgjithshem i Ministrisë së financave 1.2 milion € transferoi dy herë, për xhepin e tij dhe të shefit.

Me dhjetra raste vjedhjeje dhe abuzime të të gjitha llojeve!

SUBASHI i 28 milion € të inceneratorit të Fierit dhe shumë vjedhjeve dhe abuzimeve në 8 vite, që drejton bashkinë, që çdo gjë tjetër e bën…..aty brenda, vetëm shërbim të qytetareve nuk bën.

Pozon shend e verë, se do të jetë prap kandidat për të vazhduar vjedhjet!

BUFI i Rroskovecit zgërdhihet e kenaqur, se do vazhdojë të genjejë abuzojë dhe të vjedhë!

QERIMI i Mallakastrës e ka në terezi, partia ja rregulloi biografinë qe ja prishën Grekët!

MONDA vazhdon të qeshë dhe të qeshe, është e qetë se e do partia shumë!

U mungon KOKONESHI i Divjakës, që është me raport mjekesor, pak pa qejf nga” ngarkesa” e madhe e punës.

Si dhe zj SEFA e Lushnjës, që po merret me funeralet e qytetarëve që u pushon zemra, nga gëzimi dhe lumturia që ndjejnë kur venë te zyra e saj!

Janë të lumtur me shefin e ri dhe me besim të plotë, se nuk do t’ju mungojë ndihma e pengut Alibasha duke vendosur kandidat me siglën e mbajtur peng nga gjykata me urdhër të kryehajdutit Rama dhe kështu do fitojnë përballë kandidatëve të Partisë Demokratike të dalë nga primaret me votë të anëtarësisë!

Qytetarët ju njohin mirë tashmë, më kot zgërdhiheni, përgjigjia e qytetareve në 14 Maj do të jetë zhgënjyese për ju!

Keta hajdutet e rilindjes, festojne 31 vjetorin e freshit!

Ne mungese te forumit te freshit te tyre, mblodhen maturantet nga shkollat e mesme, te Mallakastres, Fierit, Patosit dhe Rroskovecit, u nderprene edhe mesimin me urdher te drejtorise arsimore dhe festuan per vjedhjet spektakolare dhe abuzimet pa fund te tyre!

Keto dite, Alda Klosit keshilltare e KM dhe menaxhere e inceneratoreve, i gjeten 500 mije € ne dyshek dhe te tubi i saj i sobes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu